PSG fiton Champions League për të dytin vit radhazi, triumfon ndaj Arsenalit me penallti

PSG fiton Champions League për të dytin vit radhazi, triumfon ndaj Arsenalit me penallti

Paris Saint-Germain ka shkruar sërish historinë në futbollin europian, duke fituar trofeun e UEFA Champions League për të dytin vit radhazi. Kampionët e Francës mposhtën Arsenal me rezultatin 4-3 pas goditjeve të penalltive, në një finale dramatike që u zhvillua deri në momentet e fundit. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, ndërsa as 30 minutat shtesë nuk prodhuan fitues. Arsenali kaloi i pari në avantazh, por parisienët reaguan dhe rikthyen ekuilibrin, duke e çuar sfidën drejt ruletës së penalltive. Nga pika e bardhë, lojtarët e PSG-së u treguan më të saktë, ndërsa një pritje vendimtare e portierit francez vulosi suksesin e skuadrës së drejtuar nga Luis Enrique. Me këtë triumf, PSG konfirmon dominimin në futbollin europian dhe bëhet një nga ekipet e rralla...