PSG eleminon Bajernin, finale me Arsenalin në Budapest

PSG eleminon Bajernin, finale me Arsenalin në Budapest

Gjysmëfinalja e kthimit Bajern- PSG për Ligën e Kampionëve përfundoi me shifrat 1-1 duke lejuar kamponët në fuqi të kompeticionit PSG të shkojë në finalen e 30 majit me Arsenalin (18:00). Me rezultatin e ndeshjes së parë 5-4 për parisienët, ndeshja e dytë këtë mbrëmje nisi me gol për miqtë të cilët me Dembele shënuan që në minutën e 3′. Përpjekjet e bavarezëve për t’u rikthyer në lojë teksa i duheshin 2 gola për të shkuar në shtesë, u shoqërua me vetëm një gol të shënuar nga Herri kejn në shtesë duke ndarë përfundimisht mundësinë për finalen e fund majit në “Puskash Arena’. Në këtë takim vendasit kontestuan disa herë arbitrimin e portugezit Zhoao Pinjero. Një karton i dytë për miqtë dhe një penallti për...