PSG-Arsenal, gjithçka duhet të dini mbi rrugëtimin e tyre deri në finalen e madhe të Champions-it

PSG-Arsenal, gjithçka duhet të dini mbi rrugëtimin e tyre deri në finalen e madhe të Champions-it

Arsenali i dha fund pritjes 22-vjeçare për titullin e Premier League në fillim të këtij muaji, por skuadra e Mikel Artetës nuk ka mbaruar ende me trofetë. “Topçinjtë” po kërkojnë të fitojnë Champions League për herë të parë në historinë e klubit, pasi eliminuan gjigantët spanjollë të Atletico Madridit në gjysmëfinale. Skuadra e Londrës Veriore është ende e pamposhtur në Europë këtë sezon, por do t’i duhet të gjejë një nivel tjetër loje për t’i marrë trofeun PSG-së. Skuadra e Luis Enrique pati rrugën më të vështirë drejt finales, duke eliminuar Bayern Munich në një gjysmëfinale klasike. Nuk pritet që francezët ta kenë aq të lehtë sa vitin e kaluar, kur mposhtën Interin 5-0 për të u bërë kampionë të Europës për herë të parë. PSG tani synon të...