“Provoje sërish në Botërorin e ardhshëm”, Neymar ironizon ekonomistin që gaboi me Brazilin

“Provoje sërish në Botërorin e ardhshëm”, Neymar ironizon ekonomistin që gaboi me Brazilin

Ekonomisti gjerman Joachim Klement, i cili u bë i njohur për parashikimet e sakta të fituesve të tre Kupave të Botës të fundit, gaboi këtë herë me analizën e tij për Brazilin. Duke u mbështetur në një model kompleks statistikor që kombinon të dhëna sportive, demografike dhe financiare, Klement kishte parashikuar se Japonia do të eliminonte Brazilin në fazën me eliminim direkt të turneut. Parashikimi i tij mori jehonë të madhe në media dhe, sipas raportimeve, u komentua edhe në kampin brazilian përpara sfidës në Houston. Megjithatë, në fushë ndodhi e kundërta. Brazili i drejtuar nga Carlo Ancelotti përmbysi rezultatin dhe fitoi 2:1, duke siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Kupës së Botës. Pas suksesit, Neymar nuk e la pa një përgjigje ekonomistin gjerman. Sulmuesi...