Provat zyrtare në Hungari/ Norris ‘pole position’, dy Ferrari pas tij
Piloti i McLaren Lando Norris zuri pozicionin e parë në kualifikimet për Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1. Në provat zyrtare piloti anglez regjistroi një kohë super prej 1:17.207, që do të thotë se do të nisë nga fillimi i pistës për garën e nesërme. Pas tij ishte Hamilton (+0.012), ai që njihet si njeriu fitues në Hungari i ndjekur nga Ferrari tjetër i Leklerk (+0.230). Antoneli u tradhëtua nga makina në limite të kohës së provës së tretë zyrtare u rendit i katërti, ndërsa Piastri plotësoi pesëshen e parë, përpara Verstapen dhe Rasell: të dy me probleme në fund. Post navigation
Burimi:
sportiim.al