Pritet shi i rrëmbyeshëm, stuhi dhe vetëtima, gara e Majemi në rrezik anullimi prej kushteve atmosferike

Pritet shi i rrëmbyeshëm, stuhi dhe vetëtima, gara e Majemi në rrezik anullimi prej kushteve atmosferike

29 Prill 2026 10:20 Telesport Pas më shumë se një muaji ndërprerje të detyruar për shkak të shtyrjes së garave në Bahrein dhe Arabinë Saudite, Formula 1 po përgatitet të kthehet në pistë këtë fundjavë në Majemi, me formatin e rivendosur sprint. Aksioni në pistë do të jetë i gjallë duke filluar nga e premtja me kualifikimet garës sprint. Vëmendja është përqendruar tërësisht në garën e së dielës, pasi parashikimi i motit nuk është aspak inkurajues. Ndërsa e premtja dhe e shtuna pritet të jenë me diell dhe të kthjellët, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për të dielën. Sipas parashikimeve aktuale të publikuara nga agjenci të ndryshme, 3 maji mund të jetë një ditë kritike në Majemi. Kjo, për shkak të një stuhie...