“Pret bisedën me Mourinhon”, mesfushori 23-vjeçar mes Real Madridit dhe Interit

“Pret bisedën me Mourinhon”, mesfushori 23-vjeçar mes Real Madridit dhe Interit

15 Qershor 2026 19:11 Telesport Një nga çështjet e diskutuar në takimin e fundit mes Beppe Marotta-s dhe Florentino Perez ka qenë padyshim edhe e ardhmja e Eduardo Camavinga. Sezoni i fundit për mesfushorin francez ishte komplet një dështim, gjë që i kushtoi vendin në Botëror. Camavinga ka humbur rolin e titullarit te “Los Blancos” dhe nuk është më i pashitshëm. Në anën tjetër, Inter ndjek me vëmendje situatën dhe është i gatshëm të bëjë gjithçka për transferimin e mundshëm të tij. Sipas Corriere dello Sport, Inter duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Real Madridit, tani duhet bindur vetëm lojtari. Sipas raportimit në fjalë, Camavinga do të zhvillojë një bisedë kokë më kokë me Jose Mourinho-n, i cili do të jetë...