Presidenti Marotta mohon zërat për mbrojtësin e Roma: Nuk e kemi kërkuar atë lojtar

Presidenti Marotta mohon zërat për mbrojtësin e Roma: Nuk e kemi kërkuar atë lojtar

23 Qershor 2026 9:32 Telesport Presidenti i Inter, Beppe Marotta, foli sërish për merkaton e verës. Ai ka mohuar zërat se klubi zikaltër është interesuar për mbrojtësin e Roma, Evan Ndicka. “Nuk kemi bërë asgjë për këtë lojtar, nuk e kemi kërkuar. Nëse më pyetni nëse po negociojmë për të, do të thoja patjetër jo“, tha Marotta. Ndicka, 26 vjeç, luan prej tri sezonesh me Roma në Serie A, ku në 127 ndeshje ka realizuar 6 gola. Ai ka një kontratë deri në vitin 2028 me Roma dhe kostoja e kartonit të tij është rreth 35 milionë euro. Një shumë që Inter mund ta përballojë dhe me largimin e De Vrij, ardhja e një lojtari të ri është e domosdoshme. Ndicka mund të përfaqësojë profilin...