Presidenti Malago ka të preferuarin e tij për stolin e Italisë, legjenda Maldini si drejtor teknik
Kandidatët për stolin e Italisë tashmë janë të njohur, por me zgjedhjen e presidentit të ri të Federatës, Giovanni Malagò, shanset për ta mund të ndryshojnë. Dy kandidatët në garë janë Antonio Conte dhe Roberto Mancini. Malago do të ketë detyrën sfiduese të zgjedhjes së trajnerit për të paktën dy vitet e ardhshme. Të dy janë figura karizmatike, me përvojë të lartë dhe me të kaluara të rëndësishme në ekipin kombëtar. Atyre do t’u bashkohet, dhe kjo tani duket e sigurt, një ikonë si Paolo Maldini, të cilit do t’i besohet roli i drejtorit teknik. Por duket se Malago ka një të preferuar dhe ai është Antonio Conte, që u largua nga Napoli. Italia e re po fillon nga e para, por zgjedhja nuk do...
Burimi:
telesport.al