Presidenti i Bayernit mbështet Klopp si trajner të Gjermanisë: Njeriu i duhur për ta ringritur kombëtaren

Presidenti i Bayernit mbështet Klopp si trajner të Gjermanisë: Njeriu i duhur për ta ringritur kombëtaren

24 Korrik 2026 9:33 Alfred Lleshi Jurgen Klopp duket gjithnjë e më pranë emërimit si trajneri i ri i kombëtares së Gjermanisë. Njoftimi zyrtar pritet të bëhet të premten në konferencën për shtyp të Federatës Gjermane të Futbollit. Presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer, ishte drejtuesi i parë i klubit bavarez që komentoi publikisht këtë zgjedhje: “Mendoj se është një zgjidhje e mirë. Nëse shohim paraqitjet e kombëtares gjermane, në tri Kupat e fundit të Botës nuk kemi arritur atë që prisnim. Pothuajse gjithmonë jemi eliminuar që në fazën e grupeve”. Sipas Hainer, kombëtarja gjermane ka nevojë për energji dhe mentalitet të ri: “Duhet motivim, duhet energji e re. Kemi futbollistë shumë të mirë, por duhet të rivendosim rregullat. Besoj se Jürgen Klopp është absolutisht...