Presidenti Duka uron Presidentin e Federatës Spanjolle, Rafael Louzán, për triumfin historik në Kupën e Botës 2026

Presidenti Duka uron Presidentin e Federatës Spanjolle, Rafael Louzán, për triumfin historik në Kupën e Botës 2026

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzán, pas suksesit historik të Spanjës, që u shpall kampione e Kupës së Botës 2026. Në mesazhin e tij, Presidenti Duka vlerëson paraqitjen e jashtëzakonshme të përfaqësueses spanjolle gjatë gjithë turneut, duke theksuar se ky triumf ishte plotësisht i merituar dhe një dëshmi e cilësisë, punës dhe vizionit të futbollit spanjoll. “Urime për fitimin e Kupës së Botës FIFA 2026! Ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm dhe një triumf plotësisht i merituar. Spanja tregoi futbollin më të mirë gjatë gjithë turneut dhe fitoi me meritë trofeun më të rëndësishëm në futbollin botëror”, – shprehet Presidenti Duka në mesazhin e tij Në vijim, Presidenti i FSHF-së...