“Prenga mund të surprizojë dhe ta mposhtë Joshua ashtu sikurse bëri Andy Ruiz në vitin 2019”

“Prenga mund të surprizojë dhe ta mposhtë Joshua ashtu sikurse bëri Andy Ruiz në vitin 2019”

Kristian Prenga është mbështetur për të mposhtur Anthony Joshua nga partneri i tij i sparingut Brandon Moore, përpara ndeshjes së tyre të shtunën në Arabinë Saudite. Moore i kujtoi Joshua humbjen surprizë që pësoi ndaj Andy Ruiz në vitin 2019, e para për britanikun në karrierë. Edhe pse Joshu e konsideron boksierin shqiptar si një sfidë përgatitore para duelit me Tyson Fury, boksieri Brandon Moore mendon se boksieri britanik i peshave të rënda mund të jetë subjekt i një humbjeje të ngjashme tronditëse në Jeddah këtë fundjavë si ajo e 7 viteve më parë. “Prenga duket shumë, shumë, shumë i mirë në sparing tani. Do të jetë një ndeshje mjaft argëtuese. Mendoj se ai ka një shans mjaft të mirë për ta mposhtur Joshua dhe...