Zbulohet arsyeja e largimit të Pep Guardiolës nga Manchester City, mesfushori: Nuk kishte më energji, ndihej keq kur linte lojtarët jashtë 11-shes

Zbulohet arsyeja e largimit të Pep Guardiolës nga Manchester City, mesfushori: Nuk kishte më energji, ndihej keq kur linte lojtarët jashtë 11-shes

Pas një dekade të mbushur me trofe dhe suksese te Manchester City, largimi i Pep Guardiolës vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në futbollin europian. Megjithëse trajneri spanjoll nuk ka dhënë një shpjegim të detajuar për vendimin e tij për t’i dhënë fund aventurës në “Etihad”, një ish-lojtar i drejtuar prej tij ka zbuluar detaje interesante mbi arsyet që mund ta kenë shtyrë drejt këtij vendimi. Bëhet fjalë për mesfushorin holandez Tijjani Reijnders, i cili në një intervistë për mediat holandeze ka treguar se Guardiola u kishte shprehur lojtarëve lodhjen emocionale të akumuluar gjatë viteve në krye të skuadrës angleze. “Ai është një trajner shumë intensiv dhe një gjeni i futbollit. Më vjen keq që punova me të vetëm një sezon, por...