Vjen zëvendësuesi i Guardiolës, “nxënësi” i katalanasit firmos kontratën tre-vjeçare me Manchester Cityn

Vjen zëvendësuesi i Guardiolës, “nxënësi” i katalanasit firmos kontratën tre-vjeçare me Manchester Cityn

Enzo Maresca ka firmosur një kontratë trevjeçare me Manchester City, duke u bërë pasuesi i Pep Guardiola në stolin e nën-kampionëve të Anglisë. Sipas raportimeve të gazetarit të njohur të merkatos Fabrizio Romano, marrëveshja e Marescës me Cityn do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2029 dhe pritet që ai të ketë rol të rëndësishëm edhe në vendimet për merkato. Emërimi i tij vjen pas një periudhe ndryshimesh në karrierën e trajnerit italian, i cili u shkarkua nga Chelsea pas rezultateve të dobëta dhe mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit londinez. Maresca më herët ka qenë pjesë e stafit teknik të Manchester Cityt, ku ka punuar përkrah Guardiolës përpara se të merrte drejtimin e Leicester City dhe më pas të emërohej trajner i Chelseat...