VIDEO/ Ditë lamtumirash te Manchester City, tifozët homazh për Guardiolën, Bernardo Silvën dhe John Stones
Manchester City e mbylli kampionatin me Aston Villan në Etihad Stadium. Ishte një ndeshje ku rezultati nuk kishte aspak rëndësi dhe ku ana emotive ishte ajo që mbizotëroi në tribunat e shtëpisë së Citizens. Sepse të Manchester City e diela e 24 majit ishte dita e lamtumirave e emrave që kanë shkruar kaq e kaq faqe të historisë së kësaj skuadre që në 10 vitet e fundit e ka shkruar emrin mes klubeve më elitare të futbollit evropian. Ishte dita e lamtumirës së trajnerit Guardiola që ndryshoi totalisht fytyrën kësaj skuadre duke e udhëhequr drejt triumfeve të shumë. Ishte lamtumira e Bernardo Silvës, kapitenit që ishte lider në fushë teksa ka bërë diferencën me cilësitë e tij. Po kështu ishte përshëndetja e fundit me tifozët...
Burimi:
top-channel.tv