“Rolex” për Armando Brojën? Premtimi i çmendur i Guardiolës nëse Burnley ndal Arsenalin

“Rolex” për Armando Brojën? Premtimi i çmendur i Guardiolës nëse Burnley ndal Arsenalin

Gara për titullin kampion në Premier League ka marrë një kthesë të papritur dhe tejet interesante, ku protagonist është bërë edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja. Ndonëse Burnley ka zbritur matematikisht në Championship, skuadra e sulmuesit kuqezi do të jetë më e motivuar se kurrë të hënën në mbrëmje në “Emirates Stadium” përballë Arsenalit kryesues. Për këtë motivim ekstra ka menduar trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola. Pas fitores bindëse 3-0 ndaj Crystal Palace, “Qytetarët” e kanë ngushtuar në vetëm dy pikë diferencën me liderët e Londrës. Megjithatë, për të mbrojtur titullin, City nuk mjaftohet vetëm me fitoret e veta, por i duhet të shpresojë te një hap i gabuar i “Topçinjve” në dy takimet e mbetura. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes së...