Premier League “pushton” Europën, Aston Villa dhe Unai Emery shkruajnë historinë, pas 44 vitesh
Futbolli europian ka rënë zyrtarisht nën këmbët e Premier League-s këtë sezon, teksa një “mbretëri” angleze po sundon kontinentin duke pasur nga një përfaqësues në secilën prej tre finaleve madhore: Arsenal në Champions League, Aston Villa në Europa League dhe Crystal Palace në Conference League. Një arritje e jashtëzakonshme që dëshmon forcën e frikshme të kampionatit anglez, por vëmendja kryesore është zhvendosur te Aston Villa, e cila po përjeton një përrallë të vërtetë nën drejtimin e “mbretit” të këtij turneu, Unai Emery. Tekniku spanjoll ka konfirmuar statusin e tij si specialist absolut duke arritur finalen e gjashtë të Europa League në karrierën e tij menaxheriale, një rekord i pabesueshëm duke pasur parasysh se ai ka fituar katër nga pesë finalet e mëparshme. Rrugëtimi i skuadrës...
Burimi:
top-channel.tv