Premier League gjithnjë e më e ndezur, Manchester City fiton ndeshjen e prapambetur me Crystal Palace dhe i afrohet në 2 pikë Arsenalit

Premier League gjithnjë e më e ndezur, Manchester City fiton ndeshjen e prapambetur me Crystal Palace dhe i afrohet në 2 pikë Arsenalit

Dy javët e fundit të Premier League angleze pritet të jenë tejmase të ethshme teksa gara për titull mes Arsenalit dhe Manchester City ndizet gjithnjë e më shumë. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola arriti të fitojë sfidën e prapambetur  me Crystal Palace me rezultatin 3-0 një fitore kjo që rrit presionin mbi Arsenalin e Mikel Artetës. Manchester City deri në minutën e 31 nuk kishte bërë asnjë gjuajtje në drejtim të portës së skuadrës londineze dhe pikërisht në atë moment arriti të zhbllokojë rezultatin me Antoine Semenyo duke marrë avantazhin 1-0, një gol që mesa duket e çliroi totalisht pasi në të 40 skuadra e Citizens dyfishoi rezultatin me golin e Omar Marmoush duke shkuar në pushimin e ndeshjes me avantazhin 2-0 në rezultat....