Premier League/ Arsenal e mbyll sezonin me fitore, shpëton Tottenhami dhe bie West Ham, Sunderlandi i Xhakës shkon në Europë. Verdiktet finale
Është mbyllur sezoni në Premier League, ku në ndeshjen e fundit nuk kanë munguar surprizat. Arsenali kampion e mbylli me fitore në transfertë përballë Crystal Palace me rezultatin 1-2, ndërsa Manchester City i dha lamtuymirën Guardiolës dhe Bernardo Silvës me një humbje 1-2 përballë Aston Villës në shtëpi. Manchester United i vendit të tretë triumfoi 0-3 përballë Brighton ndërsa Liverpool siguroi Championsin me një barazim 1-1 me Brentford në shtëpi. Chelsea nuk do të luajë në Europë sezonin tjetër, kjo pas disfatës në transfertë nga Sunderland-i i Granit Xhakës, që siguroi pjesëmarrjen në Europa League, së bashku me Bournemouth, që barazoi 1-1 me Nottingham. Ajo që mori vëmendjen më të madhe ishte lufta për mbijetesë, me Tottenham që fitoi 1-0 përballë Evertonit, duke siguruar mbijetesën,...
Burimi:
top-channel.tv