Nga mbijetesa te lavdia, rrugëtimi 119-vjeçar i Crystal Palace drejt maajës së Europës

Nga mbijetesa te lavdia, rrugëtimi 119-vjeçar i Crystal Palace drejt maajës së Europës

Për të kuptuar peshën e vërtetë të lotëve të tifozëve në shkallët e “Red Bull Arena” në Lajpcig, duhet të kthehemi pas në kohë. Crystal Palace nuk ka qenë kurrë një nga ata gjigantët e futbollit që e kanë suksesin të parashkruar në gjenetikën e tyre. Përkundrazi, kjo është një skuadër që historikisht është mësuar të vuajë, të rrëzohet dhe të ringrihet. Një shekull nën hijen e gjigantëve të Londrës E themeluar në vitin 1905 nga punëtorët e ndërtesës historike “The Crystal Palace”, klubi e kaloi pjesën më të madhe të shekullit të tij të parë duke luftuar në ligat e ulëta angleze. Për dekada të tëra, ata jetuan nën hijen e fqinjëve të tyre të pasur të Londrës si Arsenal, Chelsea apo Tottenham. Në...