Në Madrid mbizotëron kaosi/ Manchester City nis lëvizjet për Vinicius Jr, ka edhe vetëm një vit kontratë
Nga Spanja raportojnë se Manchester City është i vendosur të firmosë me Vinicius Jr. Klubi anglez po fërkon duart mes kaosit te Real Madrid dhe dëshiron të nënshkruajë yllin 25-vjeçar brazilian, i cili ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij. Ky është shansi i fundit i Florentino Perez për të përfituar nga Vinicius, i cili ka kërkuar të paguhet me të njëjtën pagë sa Mbappe për të qëndruar në Santiago Bernabeu . Real Madridi dhe Vinicius Jr kanë qenë në negociata për një zgjatje të kontratës që nga vera e kaluar, por situata e paqëndrueshme e klubit e ka bërë sezonin një udhëtim të papritur edhe për të. Filloi keq për brazilianin, i cili u kritikua nga trajneri i ri Xabi Alonso...
Burimi:
top-channel.tv