Manchester Unitet refuzon Barcelonën, nuk ka ulje çmimi për Marcus Rashford!
Manchester United ka hedhur poshtë tentativat e Barcelonës për të rinegociuar çmimin e kartonit të Marcus Rashford. Klubi anglez nuk ka ndërmend të bëjë lëshime dhe kërkon që katalanasit të paguajnë vlerën e rënë dakord më parë, e cila besohet të jetë mes 30 dhe 35 milionë eurove. Sipas raportimeve nga ESPN, “Djajtë e Kuq” kanë refuzuar prerë edhe mundësinë e një huazimi tjetër. Nëse Barcelona nuk paguan shumën e kërkuar, United është i bindur se mund ta shesë sulmuesin te klube të tjera që kanë shfaqur interes. Rashford ishte një nga pikat kyçe të Barcelonës këtë sezon, ku me 14 gola dhe 14 asistime në 48 ndeshje ndihmoi ekipin të shpallej kampion në La Liga për të dytin vit radhazi. Megjithatë, pavarësisht dëshirës për...
Burimi:
top-channel.tv