Lot dhe shampanjë! Arsenali zbret në rrugë 24 orë pas dështimit në Champions, ja si po festohet titulli pas 22 vitesh pritje

Lot dhe shampanjë! Arsenali zbret në rrugë 24 orë pas dështimit në Champions, ja si po festohet titulli pas 22 vitesh pritje

Vetëm 24 orë pas dramës dhe lotëve në Puskás Aréna të Budapestit, ku trofeu i Champions League u iku nga duart në sekondat e fundit të penalltive, kampionët e rinj të Anglisë janë rikthyer në shtëpi. Ndonëse me shijen e hidhur të dështimit europian që ende djeg, skuadra ka gjetur forcën për të ngritur kokën lart dhe për t’u dorëzuar në përqafimin e njerëzve të saj. Rrugët e Londrës veriore janë pushtuar sot nga një lumë i pafundëm tifozësh, të cilët kanë bllokuar çdo cep për të parë paradën me autobus të hapur të heronjve të tyre. Ky nuk është një festim i zakonshëm, por një çlirim i madh legjitim. “Topçinjtë” po festojnë fitimin historik të Premier Ligës, një trofe madhështor që i mungonte klubit...