Lëvizje e papritur në Premier League, klubi anglez kërkon shërbimet e Frank Lampard

Lëvizje e papritur në Premier League, klubi anglez kërkon shërbimet e Frank Lampard

Crystal Palace ka ndërmarrë një lëvizje të guximshme për të emëruar Frank Lampard si trajnerin e ri të klubit. Sipas raportimeve të SunSport, finalistët e Conference League kanë kontaktuar trajnerin aktual të Coventry City për të zëvendësuar Oliver Glasner në Selhurst Park. Interesim për Lampard ka treguar edhe Fulham, nëse trajneri i tyre aktual, Marco Silva, largohet pas përfundimit të kontratës këtë verë. Megjithatë, Crystal Palace duket se ka bërë hapin e parë për të siguruar shërbimet e 47-vjeçarit, i cili udhëhoqi Coventry-n drejt Premier League pas 25 vitesh pritje. Lampard, i cili ka drejtuar më parë Chelsea, Everton dhe Derby County, po shqyrton opsionet e tij pas fitores së titullit të Championship-it, duke e ditur se pronari i Coventry-t, Doug King, mund të mos...