‘Kam kancer, por e bëra të ditur pa dashje’/ Ish legjenda e Liverpoolit konfirmon sëmundjen e rëndë
Ish futbollisti i Liverpoolit, Kenny Dalglish pa dashje bëri të ditur në rrjetet sociale se po kurohet nga kanceri. Dalglish, tashmë 75 vjeç do të donte ta mbante lajmin për vete, por u detyrua ta konfirmojë pas shpërndarjes në rrjetet sociale. ‘Aktualisht po ndjek një trajtim kundër kancerit. Ndryshe nga përdorimi im i telefonit, kurat po shkojnë mirë-shkroi Dalglish duke kërkuar më pas respekt për privatësinë e tij dhe të familjes së tij duke falenderuar në të njëjtën kohë edhe personelin mjekësor për kujdesin Ish futbollisti i kombëtares skoceze ka lindur në 1951 dhe ka qenë një simbol i Celtic dhe Liverpool në vitet ’70 dhe ’80. Me skuadrën e The Reds, kenny Dalglish ka fituar e Kupa Kampionesh dhe 6 tituj kampionë të Anglisë....
Burimi:
top-channel.tv