Guardiola te Italia pas largimit nga City? Reagon trajneri katalanas: Kam nevojë për pushim, duhet të ndalem dhe të marr frymë
Tashmë është zyrtare: Pep Guardiola do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit, duke mbyllur një epokë historike te “Citizens”. Menjëherë pas konfirmimit të largimit të tij, emri i teknikut katalanas ka nisur të lidhet me stolin e kombëtares italiane. Sipas raportimeve të LaPresse, të konfirmuara nga burime pranë trajnerit spanjoll, Guardiola është shprehur i hapur për të diskutuar mundësinë e drejtimit të Italisë në të ardhmen. Katalanasi po e konsideron seriozisht këtë opsion, që do të shënonte rikthimin e tij në Itali pas eksperiencave si futbollist me Romën dhe Brescia-n. Megjithatë, pengesa kryesore për momentin mbetet situata institucionale në Federatën Italiane të Futbollit. FIGC pritet të zgjedhë presidentin e ri më 22 qershor, dhe vetëm pas këtij procesi mund të nisë konkretisht...
Burimi:
top-channel.tv