Guardiola largohet nga Manchester City, vjen përshëndetja e Erling Haaland

Guardiola largohet nga Manchester City, vjen përshëndetja e Erling Haaland

Çdo gjë ka një fillim, por ka edhe një fund. Është ligji i jetës. Pas 10 sezonesh te Manchester City, Pep Guardiola këtë të dielë do të drejtojë skuadrën e Citizens për herë të fundit. Katalanasi kishte edhe 1 vit në kontratën e tij me klubin anglez, por ai që ditën e parë e fitoi të drejtëmn për të vendosur se kur dhe si do të largohej dhe kështu ndodhi. Pep Guardiola largohet pas një sezoni të çuditshëm, i dobët në Champions League, me luhatje në Premier League, por i shkëlqyer në Kupa duke fituar dy trofe. Trajneri 55 vjeçar do të lërë një boshllëk të madh te Manchester City që do të përjetojë një sezon me shumë ndryshime të rëndësishme, dhe sidomos te secili...