Cherlsea e “përzuri” verën e kaluar/ Nicolas Jackson merr vendimin për të ardhmen, gjithçka varet nga…

Cherlsea e “përzuri” verën e kaluar/ Nicolas Jackson merr vendimin për të ardhmen, gjithçka varet nga…

Sulmuesi senegalez Nicolas Jackson është i gatshëm të qëndrojë te Chelsea edhe sezonin e ardhshëm, por vetëm nëse garanton një vend titullari në skuadrën e drejtuar nga trajneri i ri Xabi Alonso. 24-vjeçari pritet të rikthehet në “Stamford Bridge” pas huazimit të suksesshëm te Bayern Munich, ku fitoi Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë. Sipas raportimeve nga Anglia, drejtuesit e Chelsea do të zhvillojnë një takim me përfaqësuesit e lojtarit gjatë javëve të ardhshme për të diskutuar të ardhmen e tij. Jackson po shqyrton disa mundësi, mes tyre qëndrimin te Chelsea, një tjetër huazim apo edhe një transferim përfundimtar në një klub tjetër. Megjithatë, dëshira e tij kryesore mbetet të ketë një rol të rëndësishëm në skuadrë dhe jo të jetë alternativë në stol. Mediat britanike...