Chelsea kërkon me ngulm Xabi Alonson, zbulohet kushti i ish-trajnerit të Realit
Chelsea po intensifikon përpjekjet për të bindur Xabi Alonson të marrë drejtimin e skuadrës sezonin e ardhshëm, pasi ish-mesfushori spanjoll konsiderohet kandidati kryesor i “Bluve”. Megjithatë, Alonso kërkon garanci mbi projektin e trajnerit dhe stabilitetin e klubit përpara se të japë miratimin e tij përfundimtar. Alonso u prek nga eksperienca e shkurtër te Real Madrid, e cila përfundoi pas vetëm shtatë muajsh pavarësisht kontratës trevjeçare, dhe tani po e vlerëson me kujdes perspektivën e Chelsea-t. Klubi londinez, aktualisht i nënti në Premier League dhe jashtë Ligës së Kampionëve, e sheh atë si zgjedhjen ideale, pjesërisht për shkak të mbështetjes që ka në dhomën e zhveshjes. Stafi drejtues i Chelsea-t ka përgatitur gjithashtu një listë alternative me të paktën pesë trajnerë, ku përfshihen Andoni Iraola i...
Burimi:
top-channel.tv