Championship/ Skandal për spiunazh nga Southampton, rrezikohet finalja për ngjitjen në Premier League
Championship(Divizioni i Dytë) i futbollit anglez po përjeton ditë surreale. Një skandal ka shpërthyer rreth ndeshjes së dytë gjysmëfinale të playoffit për ngjitjen në Premier League mes Southampton dhe Middlesbrough. Në Angli nuk po flitet për asgjë tjetër veçse për një histori të mbiquajtur ‘spygate’. Skuadra e The Saints ditë më parë siguruan kualifikimin për në finalen e ëembley me një gol të shënuar në minutën e 116 të kohës shtesë, por nuk është plotësisht e sigurt se do të jetë kjo skuadër që do të përballet me Hull City në tempullin e futbollit anglez në 23 maj e madje nuk është e sigurt nëse kjo finale do të luhet në datën e përcaktuar. Për të mësuar se çfarë ka ndodhur duhet të kthehemi pas...
Burimi:
top-channel.tv