Portugali-Spanjë, premton të jetë një sfidë spektakolare. FORMACIONET ZYRTARE
Në Arlington në Texas, Portugalia do të përballet me Spanjën në një sfidë që premton të jetë spektakolare, e vlefshme për raundin e 1/16-ve. Të dyja skuadra vijnë në këtë takim me formacionet e tyre më të mundshme, dhe sigurisht që nuk mungojnë yjet për secilën prej tyre. Portugalia vjen në këtë raund pasi mundi 2-1 Kroacinë, ndërsa Spanja mposhti 3-0 Austrinë. FORMACIONET ZYRTARE: SPANJA XI: Simon, Porro, Cubarsi, Laporte, Cucurella, Rodri, Pedri, Olmo, Baena, Yamal, Oyarzabal PORTUGALIA XI: Diogo Costa, Cancelo, Dias, Veiga, Mendes, Neves, Fernandes, Vitinha, Neto, Ronaldo, Leao Fituesi i këtij çifti do të përballet në çerekfinale me fituesin e çiftit tjetër, USA-Belgjikë, sfidë që luhet pas mesnate.
Burimi:
telesport.al