Portieri/ Strakosha kalon dëmtimin dhe është gati për AEK-un e Athinës
Thomas Strakosha po i afrohet rikthimit të plotë në stërvitje me AEK-un, pasi ka lënë pas pjesën më të vështirë të rikuperimit nga dëmtimi në shpatull, problem që e shoqëron që nga ndeshjet e fazës “play off ” të kampionatit. Portieri i kombëtares shqiptare luajti me dhimbje në derbin ndaj Panathinaikosit, takim në të cilin AEK siguroi matematikisht titullin kampion, ndërsa më pas mungoi në dy ndeshjet e fundit të sezonit për t’iu nënshtruar një programi të kujdesshëm rehabilitimi. Në ditët e para të grumbullimit veror në Holandë, Strakosha u stërvit vetëm me këmbë, pa përdorur duart dhe pa marrë pjesë në ushtrimet me grupin apo në ndeshjet stërvitore. Megjithatë, progresi i tij ka qenë i dukshëm. Në seancën e fundit stërvitore, 31-vjeçari veshi për...
Burimi:
sot.com.al