“Poker” fitoresh për Antonelli, motori Mercedes tradhëton Russell, në podium ngjiten Hamilton e Verstappen
24 Maj 2026 23:47 Telesport Piloti italian Kimi Antonelli fitoi të dielën garën e Cmimit të Madh të Kanadasë në Formula 1, suksesi i katërt radhazi për 19-vjecarin e Mercedes. Tashmë ai është shkëputur 43 pikë në renditje nga shoku i tij i skuadrës George Russell, që u detyrua të tërhiqet. Në vendin e dytë u klasifikua britaniku Lewis Hamilton me Ferrari, që pak xhiro nga fundi arriti të parakalojë holandezin Max Verstappen me Red Bull (i treti). Ky është podiumi i parë sezonal për Verstappen, por edhe rezultati më i mirë për Hamilton me “kokëkuqen”. Ai që mbeti i zhgënjyer nga kjo garë është Russell, që u detyrua të tërhiqej teksa udhëhiqte garën. Në mesin e saj, në një duel të fortë më Antonelli,...
Burimi:
telesport.al