Pogradeci shkruan historinë e volejbollit, mund Tiranën në finale dhe fiton titullin e parë kampion
Ekipi i Pogradecit në volejboll për femra është shpallur sot kampion i Shqipërisë për sezonin sportiv 2025-2026. Ky është titulli i parë në histori për skuadrën pogradecare, që shkruan me të arta emrin e saj në listën e kampionëve. Në finalen e pestë play off luajtur në sallën sportive “Arefi Berberi” në Pogradec, skuadra vendase mundi 3-0 (25-16, 25-22, 25-17) Tiranën finaliste, duke fituar 3-2 serinë e finaleve. Edhe pse bardheblutë udhëhiqnin 2-1 me ndeshje, nuk e bënë dot hapin final drejt titullit. Inreresant fakti se kjo ishte ndeshja e parë që një nga ekipet finaliste fitonte në fushën e tij, pasi në katër përballjet e mëparshme gjithnjë fitonte skuadra udhëtuese. Por këtë herë, para tifozerisë së saj, skuadra e Pogradecit nuk gaboi, duke nisur...
Burimi:
telesport.al