‘Play Out’/ Teuta apo Pogradeci? Finalja e sotme vlen biletën e 10 Superiore

‘Play Out’/ Teuta apo Pogradeci? Finalja e sotme vlen biletën e 10 Superiore

Sot në orën 16:00 në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës zhvillohet sfida ‘finale ‘play out’ Teuta-Pogradeci për biletën e fundit Abissnet Superiore 2026/2027. Në dukje, vendasit e drejtuar nga Bledar Hodo janë më të avantazhuar pasi përpos cilësisë në grup, ka dhe faktorin fushë e cila sipas rregullores së FSHF-së lejon skuadrën e vendit të tetë të jetë pritës ndaj të tretës (ardhur nga faza play off me 4 skuadrat e Kategorisë së Parë, vendi 3-6) që vjen nga inferiorët. Megjithatë nga kampi liqenor kjo sfidë vlerësohet realisht si mundësi ideale për të përmbushur misionin e ngjitjes në Superiore. Aq më tepër që prej javësh klubi ka lënë një premio prej 100 milonësh (të vjetër) në tavolinë nëse skuadra e Emiljano Çelës ngjitet në elitë....