Platini për deklaratat politike të Mbappé: Jo të gjithë futbollistët janë të paditur, inteligjentët pozicionohen
29 Maj 2026 13:08 Alfred Lleshi Kylian Mbappé vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm për paraqitjet në fushë, por edhe deklaratat e tij jashtë saj. Në një intervistë për “RTL France”, Michel Platini analizoi sezonin e francezit te Real Madrid dhe qëndrimet e tij politike: “Besoj se Kylian po bën shumë mirë, ka evoluar në lojën e tij. Ka kaluar nga një lojtar me më pak efikasitet golash në një realizues. Për më tepër, ka qenë dy vite rresht golashënuesi më i mirë në Spanjë”. Megjithatë, ai shtoi edhe kritika: “Jemi shumë kërkues me të, por jemi më të ashpër me opinionet e tij publike sesa me performancën sportive”. Platini theksoi se Mbappé ka të drejtë të shprehë mendimet e tij politike...
Burimi:
telesport.al