Piqué injoron “shigjetën” e Shakirës për Botërorin 2026, shfaqet i qetë me Clara Chía

Piqué injoron “shigjetën” e Shakirës për Botërorin 2026, shfaqet i qetë me Clara Chía

10 Qershor 2026 7:27 Alfred Lleshi Gerard Piqué duket se ka injoruar aludimet dhe teoritë e rrjeteve sociale për një “thumbim” të mundshëm nga Shakira në lidhje me Botërorin 2026, duke zgjedhur të shfaqet publikisht në një koncert të Bad Bunny në Barcelonë, i shoqëruar nga Clara Chía. Ish-mbrojtësi i Barcelonës u pa i relaksuar në stadiumin “Lluís Companys”, në zonën VIP “La Casita”, ku mori pjesë në koncertin e dytë europian të Bad Bunny. Ai u shfaq i buzëqeshur, i veshur thjeshtë dhe larg çdo tensioni mediatik që ende e lidh me ish-partneren e tij. Në të njëjtën kohë, publikimi i këngës “Dai Dai” nga Shakira për Botërorin 2026 ka rikthyer debatet online. Në videoklip është vënë re një skenë që tregon golin e...