Pesë sezone në inferiore, Shalke rikthehet në Bundesligë
Pesë sezone në Bundesligën 2. Sot ekipi i njohur gjerman Schalke 04 kthehet në Bundesligë për herë të parë që nga rënia në vitin 2021. Fitorja 1-0 e së shtunës në mbrëmje në derbi kundër Dusseldorf, rezultoi vendimtare. Ndër lojtarët kryesorë ishin ish-portieri i Liverpulit, Loris Karius, dhe sulmuesi boshnjak Edin Xheko, i cili u rikthye në Gjermani në janar pas një periudhe të shkurtër me Fiorentinën. Sulmuesi boshnjak shënoi gjashtë gola dhe tre asiste në nëntë ndeshje përpara se të tërhiqej për shkak të një dëmtimi në shpatull dhe të rikthehej si zëvendësues. Shalke siguroi ngjitjen me dy ndeshje të mbetura./Foto ‘X’/ Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al