Përsëritet finalja, Egnatia- Dinamo, Kupa në mes…

Përsëritet finalja, Egnatia- Dinamo, Kupa në mes…

Kupa e Shqipërisë, gjysmëfinale, kthim: Vllaznia- Dinamo Siti 0-1 (1-1) (Bregu 76′) Do të jetë Egnatia- Dinamo finalja e 13 majit në “Air Albania” për edicionin e 74 të Kupës së Shqipërisë. Pas gjysmëfinales së parë mbyllur 1-1, sot në “Loro Boriçi” dy skuadrat diskutuan biletën e finales së madhe të këtij edicioni. Vendosi një gol magjik i Dejvi Bregut në minutën e 76′ teksa në tranzicion galopoi për më shumë se 70 metra për të evituar daljen e portierit Jukaj e depozituar në rrjetë. Ndeshja përgjithësisht ishte e luftuar. Shkodranët arritën të dominojnë në 25 minutat e para por në rastin e parë te porta vendase, blutë ishin mjaft kërcënues. Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për kuqeblutë por si gjithnjë mbrojtja e...