Përfundon me sukses kursi i radhës për Drejtor Sportiv, diplomohen 31 kursantë

Përfundon me sukses kursi i radhës për Drejtor Sportiv, diplomohen 31 kursantë

U mbyll me sukses kursi për Drejtor Sportiv i organizuar nga Federata e Futbollit, ku u diplomuan 31 kursantë që përfaqësojnë një brez të ri profesionistësh në menaxhimin sportiv të klubeve shqiptare. Ceremonia e diplomimit u zhvillua në praninë e Drejtorit Teknik të FSHF-së, Abdyl Kuriu, dhe anëtarit të KE të FSHF, Gjergji Petro, si dhe me pjesëmarrjen e të ftuarit special, Presidentit të KF Skënderbeu, Ardian Takaj. Gjatë ceremonisë, Takaj ndau eksperiencën e tij shumëvjeçare në futbollin shqiptar dhe ndërkombëtar, duke theksuar rëndësinë e rolit të drejtorit sportiv në ndërtimin e projekteve të qëndrueshme dhe konkurruese. Ai u ndal edhe te përvoja e tij me Skënderbeun, duke kujtuar periudhën e sukseseve historike të klubit dhe pjesëmarrjet në UEFA Europa League, një arritje e rëndësishme...