Përfaqësuesja e Personave me Aftësi të Kufizuara zhvillon miqësore në “Shtëpia e Futbollit’
Ndër shumë aktivitete që zhvillon Federata Shqiptare e Futbollit është dhe ajo për një kategori të veçantë, njerëzit me aftësi të kufizuara. Natyrisht, kjo është një kategori që meriton vëmendje dhe ndjeshmëria ndaj tyre është e lartë. Kjo gjë kërkon që edhe shpenzimi për ta të jetë i lartë, por në fund të fundit këto aktivitete janë të mirëpritura. Ndërkohë, në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrjen në turneun ndërkombëtar “Genuine Cup”, që do të zhvillohet në Houston më 26 korrik 2026, ekipi Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuara Intelektuale zhvilloi një ndeshje miqësore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” përballë stafit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ky aktivitet u organizua nga Federata e Futbollit, në bashkëpunim me Shoqatën “Autizmi Flet” dhe Komisionerin për...
Burimi:
sot.com.al