Perez kërkon dënimin e rivalëve, Barça bën gati dosjen për finalen e UCL në ‘Camp Nou’
Nëse Florentino Perez i rizgjedhur dje për një mandat 4 vjeçar si presidenti Realit sot ka depozituar në UEFA një dosje voluminoze e cila implikon drejtpërdrejt Barcelonën në skandalin “Negreira”, te katalanasit ka një tjetër komunikim me zyrat e institucionit futbollistik në Nion. Mësohet se Barcelona do të paraqesë një ofertë për të pritur finalen e UEFA Champions League 2029 në stadiumin e ri Spotify Camp Nou. Mediat pranë blaugranëve shkruajnë se dokumentacioni i kërkuar do t’i dorëzohet UEFA-s deri të mërkurën 10 qershor 2026./Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al