Përcaktohen gjysmëfinalistët e parë të Roland Garros, Zverev dhe Andreeva sigurojnë kualifikimin

Përcaktohen gjysmëfinalistët e parë të Roland Garros, Zverev dhe Andreeva sigurojnë kualifikimin

3 Qershor 2026 8:07 Telesport Janë luajtur ndeshjet e para çerekfinale të grand slam-it të Roland Garros, duke përcaktuar edhe gjysmëfinalistët e parë. Te meshkujt, gjermani Alexander Zverev fitoi 3-0 (7-6, 6-1, 6-3) ndaj spanjollit Rafael Jodar. Përballë Zverev, numri 3 në botë, në gjysmëfinale do të jetë çeku Jakub Mensik, që mundi 3-0 braziliani Joao Fonseca. Te femrat, Marta Kostuyk fitoi 2-1 derbin ukrainas ndaj Elina Svitolina (6-3, 3-6, 6-2) dhe shkon në gjysmëfinale, ku do të luajë ndaj ruses Mirra Andreeva. Kjo fitoi 2-0 (6-0, 6-3) ndaj rumunes Sorana Cirstea.