Përcaktohen datat, oraret dhe stadiumet për ndeshjet play-out të Kategorisë së Parë
Departamenti i Garave pranë FSHF ka përcaktuar datat, oraret dhe stadiumet se ku do të luhen ndeshjet e fazës play-out në kampionatin e Kategorisë së Parë. Kukësi do të përballet me Bylisin B në stadiumin e Vorës ndërsa Luftëtari do të luajë ndaj Sopotit në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës. Të dyja ndeshjet do të luhen më 9 maj në ora 16:00. Ekipet fituese do të luajnë në Kategorinë e Parë edicionin e ardhshëm futbollistik, ndërsa skuadrat humbëse do të luajnë në Kategorinë e Dytë.
Burimi:
sot.com.al