Përcaktohen datat e finaleve të Kupës së Shqipërisë U17 dhe U19
Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar datat e finaleve të Kupës së Shqipërisë për grupmoshat U-17 dhe U-19. Finalja e Kupës së Shqipërisë U-17 do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” më 14 maj në orën 17:00, mes Teutës dhe Tiranës. Ekipi bregdetar siguroi biletën për në finale pas një fitoreje bindëse 6-1 ndaj Skënderbeut, ndërsa Tirana avancoi pas suksesit me penallti 4-2 ndaj Partizanit. Sakaq, finalja e Kupës së Shqipërisë U-19 mes Teutës dhe Partizanit do të luhet më 16 maj në ora 17:00 në stadiumin e Vorës. Durrsakët siguruan kualifikimin në finale pas fitores 2-0 ndaj Laçit në gjysmëfinale, ndërsa Partizani triumfoi me rezultatin 4-1, përballë Dinamo City-t. Finalja e Kupës së Shqipërisë U-17 Teuta U-17 – Tirana U-17, 14 maj 2026,...
Burimi:
sportiim.al