Përballja për Kupën e Botës mes Spanjës dhe Argjentinës, publikohen formacionet zyrtare

Përballja për Kupën e Botës mes Spanjës dhe Argjentinës, publikohen formacionet zyrtare

Këtë të diel luhet finalja e Kupës së Botës, mes Spanjës dhe Argjentinës. Spanja mbërrin në këtë sfidë në formë të jashtëzakonshme. Iberikët kanë pësuar vetëm 1 gol gjatë gjithë turneut dhe nuk kanë qenë asnjëherë në disavantazh. Kombëtarja spanjolle ka 37 ndeshje radhazi pa humbje në kohën e rregullt. Në anën tjetër, Argjentina vazhdon të tregojë karakter kampioni. Në gjysmëfinale përmbysi Anglinë me rezultatin 2-1, duke siguruar finalen e shtatë në historinë e saj në Kupën e Botës. Bilanci është plotësisht i ekuilibruar, 6 fitore për Spanjën, 6 për Argjentinën dhe 2 barazime. Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të kësaj finale. FORMACIONET ZYRTARE Spanja: Simon; Porro, Laporte, Cubarsi, Cucurella; Rodri, Fabian; Lamine Yamal, Olmo, Baena; Oyarzabal Argjentina: Emiliano Martinez; Montiel,...