“Për Muçin shpenzuam një shifër rekord”, presidenti i Trabzonsporit: Ernesti donte shumë të qendronte me ne

“Për Muçin shpenzuam një shifër rekord”, presidenti i Trabzonsporit: Ernesti donte shumë të qendronte me ne

Ernest Muçi është zyrtarisht lojtar i Trabzonsporit. Klubi turk shfrytëzoi opsionin në kontratë për blerjen e kartonit të tij. Presidenti i Trabzonsporit ka folur për “HT Sport” në lidhje me këtë transferim. Ai tha se për Muçin u shpenzua një shifër rekord në historinë e klubit, por që në të ardhmen mund të tejkalohet. “Arritëm një marrëveshje me Beshiktashin në lidhje me transferimin e Ernest Muçit. E shfrytëzuam opsionin e tij (për blerjen e kartonit). Muçi donte shumë të qëndronte me ne. Ai po punonte shumë mirë me trajnerin e tij. Edhe ne ishim shumë të kënaqur me të. Kjo është një tarifë rekord transferimi për Trabzonsporin. Na u dha edhe në shitje, dhe tani edhe në blerje. Mund ta tejkalojmë këtë. Duket se po...