Penalltitë “makth” për Egnatian, megjithatë pjesa e parë në Dublin mbyllet në barazim (video)
4 Gusht 2026 21:47 Telesport Pjesa e parë në Dublin mes Shamrock Rovers dhe Egnatias është mbyllur në barazim 1-1, e vlefshme për raundin e tretë kualifikues në Europa League. Një dominim i lehtë i vendasve në pjesën e parë, por fati i këtyre 45 minutave të para u vendos nga dy penallti, protagonist në të dyja ishte Ildi Gruda. Në minutën e 27-të, sulmuesi shkodran shkakton një faull të qartë ndaj kundërshtarit brenda zonës. Arbitri jep penallti, Graham Burke tregohet i saktë. Në minutën e 40-të, Gruda lan “fajin” dhe fiton penalltinë pas faullit në zonë nga kundërshtari. Fillimisht arbitri kryesor i takimit ndëshkoi shkodranin me karton të verdhë për simulim, por pas ndërhyrjes së VAR, ndryshon mendje dhe jep penallti për rrogozhinasit. Godet...
Burimi:
telesport.al