Pasi mbaroi me Gordon, Barcelona nis punën për objektivin e radhës: ylli i Juventusit

Pasi mbaroi me Gordon, Barcelona nis punën për objektivin e radhës: ylli i Juventusit

28 Maj 2026 21:40 Telesport Pas përfundimit të sezonit ku fitoi titullin kampion, Barcelona është shumë aktive në merkato. Katalanasit kanë siguruar shërbimet e Anthony Gordon, për një paketë totale 80 milionë euro. Objektivi i radhës duke u nisur nga kërkesat e Hansi Flick është përforcimi i mbrojtjes. Trajneri gjerman ka kërkuar transferimin e Andrea Cambiaso, mbrojtësit të Juventusit. Profili i tij përshtatet më së miri me atë që kërkon Flick, një lojtar i aftë që të luajë në të dy krahët e mbrojtjes. Për 26-vjeçarin ka një interes të jashtëzakonshëm nga disa klube të mëdha. Ndaj, Barcelopna kërkon të nxitojë dhe të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen. Katalanasit janë të gatshëm të paguajnë 50 milionë euro për të sjellë mbrojtësin italian në “Camp Nou”....