Pas thyerjes së rekordit të Eto’o, Muriqi ka në mendje një tjetër rekord historik për të arritur. Ai i sezonit 2007/2008…
14 Prill 2026 16:05 Telesport Me dy golat e shënuar në fundjavë në fitoren 3-0 të Mallorca ndaj Rayo Vallecano, Vedat Muriqi ka shkuar në kuotën e 21 golave këtë sezon në La Liga, që padyshim është sezoni më i mirë në karrierën e tij. Me këtë dopietë, Muriqi kalon një legjendë të Mallorca si Samuel Eto’o, i cili numëronte 54 gola të shënuar në La Liga me këtë klub. Muriqi aktualisht ka 55 dhe sigurisht që numrat do të rriten në vijim. Por, sulmuesi dardanas nuk mjaftohet me kaq. Synimi i radhës është rekordi i vendosur nga Dani Guiza në sezonin 2007/2008, ku spanjolli shënoi 27 gola me Mallorca-n atë vit, duke u shpallur edhe golashënuesi më i mirë dhe la pas emra si...
Burimi:
telesport.al